Struktura Organizative e kompanisë është hartuar me kujdes për të siguruar efikasitet dhe qartësi në ndarjen e funksioneve organike dhe përgjegjësive. Ka 4 Drejtori, të cilat formojnë strukturën bazë të SHLV, ku detyrat e tyre janë në përputhje me fushat e aktivitetit që mbulojnë.Misioni i tyre është realizimi me cilësi i programeve, politikave dhe prioriteteve të ndërmarra nga kompania.Drejtoritë planifikojnë, koordinojnë dhe monitorojnë programin e zhvillimit dhe prioritetet e kompanisë. Korniza organizative bazohet në Kodin Civil dhe Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.Duke siguruar përputhshmërinë ligjore dhe ruajtjen e efikasitetit operativ. Çdo Drejtori funksionon në mënyrë kohezive për të mbështetur misionin e kompanisë.Numri total i punonjësve është 83, prej të cilëve 20 janë staf administrativ dhe 63 janë staf prodhimi.SHLV ka Drejtorinë e Financës, Drejtorinë Juridike, Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Drejtorinë e Prodhimit.